Pri 19 2010

Azhurnoni profilin tuaj në FB & Linkedin përmes Twitter

Kategori: Media Shoqerorebesart @ 14:49

facebook-twitter-linkedin

Përdoruesit e Twitter, në të shumtën e rasteve nuk janë ithtar të Facebook, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë një profil në Facebook.

Isha duke publikuar një mesazh në Twitter, te cilën poashtu doja ta publikoja dhe në Facebook, por pritoja të futesha dhe tek FB, prandaj me lindi ideja se si te postoja te njëjtin mesazh në Twitter dhe ai te publikohej dhe në Facebook.

Bëra një kërkim të shpejtë në Google, dhe gjeta një zgjidhje shumë praktike. Bëhët fjalë për aplikacionin e quajtur Selective Tweets, që mundëson që një tweet të publikohet dhe në profilin tuaj në FB dhe Linkedin.

Lidheni llogarinë tuaj në Twitter më Facebook, respektivisht me Linkedin duke përdorur Selective Tweets, pastaj tek secili mesazh që postoni tek Twitter dhe dëshironi që ai mesazh të publikohet dhe tek profili i juaj në Facebook, shtoni hash tagun #fb, respektivisht #li për të azhuruar profilin tuaj në Linkedin.

Etiketa: , , , ,


Shk 12 2010

Betejë gjigandësh…

Kategori: Media Shoqerore, Tjerabesart @ 22:41

facebook-twitter-google-logoLufta mes gjigandëve të internetit sa vjen dhe bëhët më interesante.

Google, Facebook dhe Twitter janë tre gjigandët e internetit që luftojnë për të fituar betejën për Median Shoqërore (Social Media).

Twitter, një faqe e krijuar në vitin 2006, që ju mundëson shfrytëzuesve të postojnë tekste deri në 140 karaktere që njihen si cicërima (ang. tweets), në fillim dukej si një ide jo interesante dhe me një te ardhme jo të qartë, por që shumë shpejt u bë një nga faqet më të vizituara në internet.

Popullarizimi i shpejtë i Twitter, bëri që të frikësoj liderët e internetit. Facebook ishte ndër të parët që ndjeu frikë nga twitterizimi. Për këtë arsye në fund të vitit 2008, Facebook ofroj një shifër prej 500 milion dollarëve për të blerë faqën për blogim të shkurtër, por oferta u refuzua nga themeluesit e Twitter.

Twitter-it i’u bënë oferta zyrtare dhe jozyrtare dhe nga kompani të tjera siq janë: Yahoo, Microsoft dhe Google. Të gjitha u refuzuan nga themeluesit e Twitter, sepse ata konsideronin se vlera reale e Twitter ishte disa herë më e madhe se vlera e ofertave të arritura. Lexo më shumë”Betejë gjigandësh…”

Etiketa: , , , , ,


Jan 08 2010

A kemi nevojë për më shumë faqe informative?!

Kategori: Me Interes të përgjithshem, Media Shoqerorebesart @ 23:47

Permbajtje duplikateMe kujtohet shumë mirë kur vetëm 3-4 vite më parë mund të numëroje në gishta faqet informative shqiptare, ndërsa sot numri i faqeve shqiptare më lajme dhe thashetheme vërtetë ka arritur një shifër rekord.

Vite me parë, e dije kush ishte autori i lajmit, cila faqe ofronte lajme origjinale, dhe cila i ofronte ato më shpejt; ndërsa sot nuk dihet kush është autori, kush është përkthyesi apo kush është hajni. Lajmin e njëjtë mund të gjesh në dhjetra faqe të ndryshme, te gjithë duke pretenduar se janë autor të lajmit.

Kopjimi dhe vjedhja e lajmit pa asnjë të drejtë autoriale apo morale nuk bëhët vetëm nga individ por dhe nga gazeta ditore, agjenci lajmesh, radio, televizione, etj. Lexo më shumë”A kemi nevojë për më shumë faqe informative?!”

Etiketa: ,


Kor 15 2009

Përse duhet vizituar kapsit.com?

Kategori: Kapsit.com, Media Shoqerore, Webi Shqiptarbesart @ 16:03

kapsit_logoTashme të gjithë e kemi kuptuar se faqja kapsit.com është duke bërë një bum të vërtetë në internetin shqiptar. Faqja aktualisht numëron një mesatare prej 5,000 vizitor në ditë, dhe numri i tyre vazhdon të rritet ndjeshëm.

Zaten, kjo ishte tema që unë dhe një miku im diskutuam disa ditë më parë. Gjatë bisedës në fjalë, miku im më beri një pyetje të thjeshtë, se cili ishte roli i kësaj faqeje, si mund ta shfrytëzonte ai më mirë këtë faqe dhe cilat ishin arsyet se përse ai duhet të vizitoj këtë faqe?

Para se të tregoj përgjigjen time në këtë pyetje, dua t’ju them se mu ajo pyetje me shtyri të shkruaj këtë artikull, i cili ndoshta do t’ju mesoj shumë gjera rreth kësaj ueb faqeje. Lexo më shumë”Përse duhet vizituar kapsit.com?”

Etiketa: , ,