Jan 08 2010
A kemi nevojë për më shumë faqe informative?!
Me kujtohet shumë mirë kur vetëm 3-4 vite më parë mund të numëroje në gishta faqet informative shqiptare, ndërsa sot numri i faqeve shqiptare më lajme dhe thashetheme vërtetë ka arritur një shifër rekord.
Vite me parë, e dije kush ishte autori i lajmit, cila faqe ofronte lajme origjinale, dhe cila i ofronte ato më shpejt; ndërsa sot nuk dihet kush është autori, kush është përkthyesi apo kush është hajni. Lajmin e njëjtë mund të gjesh në dhjetra faqe të ndryshme, te gjithë duke pretenduar se janë autor të lajmit.
Kopjimi dhe vjedhja e lajmit pa asnjë të drejtë autoriale apo morale nuk bëhët vetëm nga individ por dhe nga gazeta ditore, agjenci lajmesh, radio, televizione, etj. Lexo më shumë”A kemi nevojë për më shumë faqe informative?!”
Dhj 19 2009
… edhe Ministria e Arsimit gabon…!
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është e përkushtuar për ngritjen e nivelit të arsimit në Kosovë, mirëpo niveli i arsimimit dhe shkrimit të drejtë të gjuhës shqipe nuk reflektohet në tabelën para ndërtesës së kësaj ministrie, e cila tregon parkingun e ndaluar për automjetet që nuk janë të ministrisë.
“Përveq automjeteve të MASHT-it”, kështu shkruan në këtë tabelë, për të cilën shihet se më shumë janë ‘kujdesur’ fëmijët që të shkarravisin, duke shkruar emrat dhe pseudonimet e tyre, sesa ata që e kanë shkruar në vend të shkronjës ç, shkronjën q.
Në fakt, shkronja q ndodhet në të gjitha tabelat shenjave të ndalim parkimit afër institucioneve, duke u shkruar vazhdimisht gabimisht fjala ‘përveç’, mirëpo më shumë ky gabim bie në sy kur gjendet para Ministrisë së Arsimit. Lexo më shumë”… edhe Ministria e Arsimit gabon…!”
Tet 26 2009
Kosovo the young europeans
Sonte në Prishtinë u mbajt evenimenti, i cili shënoj edhe zyrtarisht fillimin e kampanjës ndërkombëtare mediale për Kosovën.
Reklama do të emetohet në 6 kanale të mëdha televizive ndërkombëtare siç janë: CNN, BBC World News, Euronews, CNN Turk, Bloomberg dhe Eurosport.
Më vonë reklamat për shtyp do të publikohen në revista me renome ndërkombëtare siç janë: “The Economist” dhe “Newsweek”.
Personalisht jam kritik i madh i reklamave televizive dhe rrallëherë ndodhë që ndonjë reklamë të marrë notë pozitive nga unë, por ja që kësaj radhe me duhet të them se kjo reklamë është krijuar në mënyrë profesionale dhe personat që punuan në këtë projekt meritojnë çdo lavdatë.
Tet 20 2009
Disa gabime elementare në e-Portalin shtetëror të Kosovës
Nuk do flas për sigurinë e këtij e-Portali por për disa gabime më të vërtetë elementare të cilat i hasa gjersa mu shfaq nevoja për të vizituar këtë portal aq shumë të përfolur nga qeveria.
Do fillojmë nga e para.
Gabimi i parë dhe më elementar i mundshëm, që tregon joprofesionalizmin e atyre që kanë punuar dhe që vazhdojnë të punojnë në këtë portal është se portali nuk mund të arrihet nëse nuk shtypim dhe www në fillim të adresës, përkatësisht portali nuk funksionon nëse shtypim http://rks-gov.net
Ja gabimi që shfaqet në këtë rast:
Një gabim tjetër ndoshta më pak i rendësishëm së gabimi i mëparshëm, në fakt do e quaja neglizhencë të atyre që kanë punuar portalin është se marrim një mesazh në gjuhen angleze gjersa shfletojmë sajtin në gjuhen shqipe. Lexo më shumë”Disa gabime elementare në e-Portalin shtetëror të Kosovës”

