Shk 14 2010

Epoka e HTML 5 po afrohet

Kategori: HTML & CSSbesart @ 22:50

html5Duket se epoka e HTML 5 po na afrohet, dhe besoj qe ky është një lajm i mirë për ata që merren më dizajnimin dhe zhvillimin e ueb faqeve dhe ueb aplikacioneve apo jo?!

Ditë më parë Youtube filloj të ofroj versionin HTML 5 të video plajerit të tyre, kjo do të thotë se për të shikuar videot në Youtube nuk na duhet Flash Player i Adobe, mjafton të kemi një shfletues (ang. browser) që përkrahë video tagun dhe video kodekun h.264 në të njëjtën kohë.

Për momentin një gjë të tillë e ofrojnë vetëm këta shfletues:

  • Google Chrome,
  • Safari (versioni 4+),
  • Microsoft Internet Explorer me Google Chrome Frame të instaluar.

Shtrohet pyetja se përse na duhet HTML 5?

HTML 4 u paraqit në vitin 1997. Në atë kohë, ueb faqet ishin statike (disa faqe te thjeshta HTML), pa video dhe animacione, pa kurrfarë interaktiviteti me shfrytëzuesin. Që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar, webi është pasuruar dhe zhvilluar tmerrësisht shumë (askush nuk e kishte imagjinuar një zhvillim të tillë). Lexo më shumë”Epoka e HTML 5 po afrohet”

Etiketa: ,