Lufta mes gjigandëve të internetit sa vjen dhe bëhët më interesante.
Google, Facebook dhe Twitter janë tre gjigandët e internetit që luftojnë për të fituar betejën për Median Shoqërore (Social Media).
Twitter, një faqe e krijuar në vitin 2006, që ju mundëson shfrytëzuesve të postojnë tekste deri në 140 karaktere që njihen si cicërima (ang. tweets), në fillim dukej si një ide jo interesante dhe me një te ardhme jo të qartë, por që shumë shpejt u bë një nga faqet më të vizituara në internet.
Popullarizimi i shpejtë i Twitter, bëri që të frikësoj liderët e internetit. Facebook ishte ndër të parët që ndjeu frikë nga twitterizimi. Për këtë arsye në fund të vitit 2008, Facebook ofroj një shifër prej 500 milion dollarëve për të blerë faqën për blogim të shkurtër, por oferta u refuzua nga themeluesit e Twitter.
Twitter-it i’u bënë oferta zyrtare dhe jozyrtare dhe nga kompani të tjera siq janë: Yahoo, Microsoft dhe Google. Të gjitha u refuzuan nga themeluesit e Twitter, sepse ata konsideronin se vlera reale e Twitter ishte disa herë më e madhe se vlera e ofertave të arritura. Lexo më shumë”Betejë gjigandësh…”

