Duket se epoka e HTML 5 po na afrohet, dhe besoj qe ky është një lajm i mirë për ata që merren më dizajnimin dhe zhvillimin e ueb faqeve dhe ueb aplikacioneve apo jo?!
Ditë më parë Youtube filloj të ofroj versionin HTML 5 të video plajerit të tyre, kjo do të thotë se për të shikuar videot në Youtube nuk na duhet Flash Player i Adobe, mjafton të kemi një shfletues (ang. browser) që përkrahë video tagun dhe video kodekun h.264 në të njëjtën kohë.
Për momentin një gjë të tillë e ofrojnë vetëm këta shfletues:
- Google Chrome,
- Safari (versioni 4+),
- Microsoft Internet Explorer me Google Chrome Frame të instaluar.
Shtrohet pyetja se përse na duhet HTML 5?
HTML 4 u paraqit në vitin 1997. Në atë kohë, ueb faqet ishin statike (disa faqe te thjeshta HTML), pa video dhe animacione, pa kurrfarë interaktiviteti me shfrytëzuesin. Që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar, webi është pasuruar dhe zhvilluar tmerrësisht shumë (askush nuk e kishte imagjinuar një zhvillim të tillë).
Faqet më muzikë dhe video u bënë faqët më të frekuentuara, por për të ndëgjuar muzikë ose për të shikuar një video, na duhej një audio player, përkatësisht flash player sepse HTML 4 nuk ja ka idenë së cfarë janë audio dhe video skedarët. Nga kjo situatë, mëse shumti përfitoj Adobe, pasi Flash Playeri i saj është i domosdoshëm për të parë një video në ndonjë faqe, psh në Youtube (jam shumë i bindur se të gjithë keni mësuar se cfarë është Flash Player, nëse jo po spjegoj në mënyrën më të thjeshtë. Sikur mos të ishte Flash Player ju nuk do të mund të shikonit asnjë video në Youtube).
Kompanitë që mbizotërojnë internetin nuk u pëlqente ideja se Adobe kishte pothuajse cdo gjë në dorë, prandaj vendosën të avancojnë HTML më tagje dhe funksione të reja. Ndër kompanitë kryesore që bëjnë pjesë në grupin punues janë: AOL, Apple, Google, IBM, Microsoft, Mozilla, Nokia, Opera, etj.
Disa nga risitë (mundësitë) kryesore që ofron HTML 5 janë funksionet për futje të skedarëve audio, video, dokumentëve interaktive, etj. HTML 5 gjithashtu përmban disa elemente të ri si psh. <nav>, <header>, <footer>, dhe <figure>.
Siq thamë më lartë, Youtube tashme ofron përkrahje për HTML 5, por nuk është vetëm Youtube, pasi dhe Google Wave e Google Buzz janë aplikacione të ndërtuara sipas standardeve të HTML 5. Siq duket Google po përgaditet për epoken e re të HTML 5. Po ju jeni duke u përgaditur për këtë? Keni sëpaku të instaluar shfletues që përkrahin HTML5 ?
HTML 5 do të ketë ndikim të madh dhe në fushën e SEO-së. Për këtë ndikim mendoj të shkruaj një artikull në ditët në vijim.
Update: Me shumë informacione për semantikën e HTML5 mund të lexoni tek artikulli i shkruar nga Mandi: HTML5 dhe semantika e saj.
Për ju që keni dëshirë të lexoni më shumë për HTML 5, vizitoni:













14 Shkurt 2010 23:07
Sapo lexova per punen e Youtube vendosa te shkoj e ta provoj…megjithese ata pretendojne se po perdorin html5 une sinqerisht e dyshoj shume…Te pakten ne chrome per gnu/linux ku supozohet qe te punoj me html5 perseri me del copyright i adobe mbi video (pavarsishte se nuk del menuja tradicionale…)
Mbase e kane ne planet e te ardhmes te afert por sot te pakten nuk po me duket…
14 Shkurt 2010 23:13
Joni, eshte akoma eksperimental dhe nuk funksionon per videot ku ka reklama.
Gjithsesi, njoftimin zyrtar mund ta gjesh tek: http://www.youtube.com/html5
14 Shkurt 2010 23:23
Gjeja e pare ajo ishte qe lexova por problemi eshte se ne pc qe kisha flash player te instaluar gjithcka dukej si fasade prandaj kalova ne laptopin ku nuk kam flash player (sepse adobe perton te bej flash per gnu/linux dhe cpu ppc) dhe doli html5 player (perfshinte edhe nje shkrim mu ne mes te player-it) por video nuk fillonte…
Duhet te theksoj qe as google chrome nuk kisha atje sepse nuk ka per ppc prap dhe e provova me firefox (por qe supozohet ta perkrahi html5…)