Lufta mes gjigandëve të internetit sa vjen dhe bëhët më interesante.
Google, Facebook dhe Twitter janë tre gjigandët e internetit që luftojnë për të fituar betejën për Median Shoqërore (Social Media).
Twitter, një faqe e krijuar në vitin 2006, që ju mundëson shfrytëzuesve të postojnë tekste deri në 140 karaktere që njihen si cicërima (ang. tweets), në fillim dukej si një ide jo interesante dhe me një te ardhme jo të qartë, por që shumë shpejt u bë një nga faqet më të vizituara në internet.
Popullarizimi i shpejtë i Twitter, bëri që të frikësoj liderët e internetit. Facebook ishte ndër të parët që ndjeu frikë nga twitterizimi. Për këtë arsye në fund të vitit 2008, Facebook ofroj një shifër prej 500 milion dollarëve për të blerë faqën për blogim të shkurtër, por oferta u refuzua nga themeluesit e Twitter.
Twitter-it i’u bënë oferta zyrtare dhe jozyrtare dhe nga kompani të tjera siq janë: Yahoo, Microsoft dhe Google. Të gjitha u refuzuan nga themeluesit e Twitter, sepse ata konsideronin se vlera reale e Twitter ishte disa herë më e madhe se vlera e ofertave të arritura.
Pasi lufta financiare për të blerë Twitter dështoj, gjigandët i’u kthyen forcave të tyre duke kopjuar idenë e Twitter dhe integruar e përshtatur këtë ide në faqët e tyre.
I pari ndër ta ishte Facebook që për disa herë ndryshon dizajnet, funksionet dhe rregullat e intimitetit, vetëm e vetëm që t’iu ofroj shfrytëzuesve atë që Twitter i’u ofronte prej kohësh.
Lufta bëhët akoma më interesante kur Bing (makina e re e kërkimit e Microsoft, që tashme kishte nënshkruar marrëveshje dhe me Yahoo) arrinë marrëveshje më Twitter e Facebook për të ofruar “Live Search” apo në shqip, mundësinë e kërkimit në kohë reale.
Google, si duket vetëm tani e kishte kuptuar se Twitter dhe Facebook mund të ishin shkatërrimtarët e tij. Dhe kjo u vërtetua këtë javë, përkatësisht të martën, kur Google prezantoj shërbimin e ri (një kopjim ideje nga Twitter), të ashtuquajturin Buzz (Google Buzz).
Për vetëm 3 ditë, Google Buzz numëroj 9 milion postime dhe komente, që i bie përafërsisht 160,000 komente dhe postime në minutë; një shifër impresionuese për disa dhe tunduese për disa të tjerë.
Buzz është integruar shumë mirë më Gmail që tani numëron më shumë se 150 milion shfrytëzues (statistika të datës qershor 2009), dhe personalisht mendoj se suksesi i Buzz i dedikohet plotësisht Gmail-it.
Si duket lufta sapo ka filluar, mbetët të shihet se kush do të jetë fitimtari i kësaj beteje, që gjithashtu do jetë dhe mbreti i ardhshëm i internetit.
Gjithsesi në këtë rast, fitimtari më i madh është shfrytëzuesi, pasi atij i ofrohen shërbime shumë të avancuara.













19 Maj 2010 15:29
Joni ke shume te drejte. jane pranuar qindra ankesa per Buzz gjate ketyre 3-4 diteve, dhe Google i ka marre shume seriozisht keto ankesa dhe ka permiresuar disa gjera, por mbetet akoma shume per tu bere.
19 Prill 2010 01:37
Duke njohur google dhe traditen e saj per te risjellur ne treg gjerat qe tashme ekzistojn nuk ishte nje befasi WOW apo diqka qe do te ndryshonte boten. Nje pjese e produkteve te saj suksesin kryesor e kan nga marketingu qe ben google per to dhe jo sepse jane shume kualitative. Buzz eshte nje produkt i castit qe nuk ma merr mendja se do ta rivalizoj twitter. Une per vete nuk do e perdor fare sepse me twitter jam ambientuar dhe kam ndertuar nje rreth te cilet i percjell dhe me percjellin.
Pergezimet e mia per artikullin ne pergjithesi qe me pelqeu si dhe per renditjen kronologjike te ngjarjeve.
Graniti
14 Shkurt 2010 15:47
Duke njohur google dhe traditen e saj per te risjellur ne treg gjerat qe tashme ekzistojn nuk ishte nje befasi WOW apo diqka qe do te ndryshonte boten. Nje pjese e produkteve te saj suksesin kryesor e kan nga marketingu qe ben google per to dhe jo sepse jane shume kualitative. Buzz eshte nje produkt i castit qe nuk ma merr mendja se do ta rivalizoj twitter. Une per vete nuk do e perdor fare sepse me twitter jam ambientuar dhe kam ndertuar nje rreth te cilet i percjell dhe me percjellin.
Pergezimet e mia per artikullin ne pergjithesi qe me pelqeu si dhe per renditjen kronologjike te ngjarjeve.
Graniti
13 Shkurt 2010 10:16
Mendoni se GBuzz do te ece? Kam nje ndjesi qe do kete nje deshtim te shpejte.
13 Shkurt 2010 10:49
Personalisht nuk mendoj se do te deshtoj. Google ka qindra sherbime ku mund ta integroj Buzz-in dhe do bej te pamunduren te mundur, pasi nese humb kete beteje mund te humb dhe fronin e mbretit.
Mua me shume me intereson si do te reagojne Facebook dhe Twitter?
13 Shkurt 2010 01:30
Nese kjo mund te quhet beteje, atehere pyetja qe duhet ti shtrojme vetes eshte kush do jene viktimat? Cdo beteje ka viktima!
Nese do marrim parasysh betejat ushtarake, drejtuesit/prijesit/gjeneralet qendrojne gjithmone larg, ndersa ushtaret perleshen ne fushe te betejes…
Ne rastin konkret mendoj se perveq iluzionit paraprak te perfitimit nga konkurenca ndermjet tyre, jemi ne qe ndodhemi ne linjen e pare dhe pasojat si gjithmone do bien mbi kurrizin tone.
13 Shkurt 2010 10:01
Einar, parimisht ke te drejte. Cdo lufte ka pasoja, por kjo lufte ndryshon ne thelb nga lufta tradicionale.
Psh, nese une i frikesohem Buzz-it, atehere askush nuk me detyron ta perdor. Lexova tek nje faqe anglisht se qindra shfrytezues ishin ankuar per shkak te intimitetit dhe kishin arsye, por ajo qe une nuk kuptoj eshte perse ata fillun te perdorin Buzz kur akoma nuk kishim mendimet,opinionet e para.
Personalisht fillova te testoj Buzz nga nje adrese koti, pasi e dija qe nderlidhja e tij me Gmail do te mund te kishte pasoja.
Tani pasojat i vuajne ata qe gjithmone fusin hundet ne cdo vend, pa menduar mire per pasojat qe mund te ju vijne me vone.
13 Shkurt 2010 15:05
Me sa duket testimet i kane bere lol por nuk kane patur inate me njeri tjetrin personat qe e kane testuar
nuk kane marre parasysh faktin qe natyra njerezore eshte shume e komplikuar!
Sa per luften, nuk mendoj se ka shume ndryshim nga ajo tradicionalja jo, pasi edhe ne lufte te vertete nuk te detyron njeri te shkosh, mund te refuzosh dhe do vuash pasojat… gjithashtu sic thua ti mund te refuzosh te perdoresh sherbimet e ndryshme nga google, twitter, facebook dhe serish do vuash pasojat…. do mbetesh pas… nuk do te ndihmoje ne ecjen para te biznesit tend etj etj.
Megjithate mua buzz nuk me pelqen shume momentalisht, emaili ishte dicka private dicka qe nuk duhej integruar me buzz (megjithese kuptoj arsyen “perdoruesit e shumte”), shume mund te thone qe serish eshte, mund te limitosh bllokosh ndjekesit, mund ta fikesh etj etj por mendoj se gabimi u be, thyen besimin e shume perdoruesve…
13 Shkurt 2010 01:11
Me shume sesa Gmail-it, une mendoj se “suksesi” (nese mund te flitet per nje te tille!) i Buzz i detyrohet me shume Twitter-it pasi pjesa me e madhe e perdoruesve automatikisht publikojne ne Buzz cicerimat e Twitter.
Dy elemente interesante:
- Pavaresisht nga integrimi, mesazhete publikuara ne Buzz nuk dalin ne Twitter, ndodh vetem e kunderta.
- Facebook nuk mund te integrohet (dhe ende nuk e kam kuptuar perse)!
13 Shkurt 2010 09:47
Indrit, kjo tregon mese mire ate se Google eshte futur ne kete lufte per ta fituar ate (duke mos intregruar Facebook dhe integrimin e njeanshem te Twitter), pra nuk deshiron qe akoma me shume te ndihmoj keto dy faqe, por t’i shkaterroj ato, edhe pse do ta kete shume te veshtire.
12 Shkurt 2010 23:05
Google Buzz eshte dicka interesante por kompromenton privacine e njerezve…Nga te gjitha anet po ankohen per ndjekesit automatik qe google ka bere apo per humbjen e vlerave te email-it.Te gjithe jane mesuar qe posta elektronike te jete dicka private,ne gmail gjithcka po ngaterohet me Buzz…
Gjithsesi,shpresoj t’i dali per mire
12 Shkurt 2010 23:11
Joni ke shume te drejte. jane pranuar qindra ankesa per Buzz gjate ketyre 3-4 diteve, dhe Google i ka marre shume seriozisht keto ankesa dhe ka permiresuar disa gjera, por mbetet akoma shume per tu bere.
12 Shkurt 2010 23:01
Sigurisht kjo lufte pritet te jete shume “e ashper”.
Megjithate, deri me tani Facebook eshte i pamposhtur. Nderkohe qe tani me ardhjen e google-s edhe ne kete fushe, do behet edhe me e veshtire per FB-ne. Ajo qe me la pershtypje ne kete artikull eshte menyra se si e ke shkruar, dhe eshte nder artikujt qe me pelqejne me se shumti ne kete blog.
12 Shkurt 2010 23:05
Dardan faleminderit per komentin dhe vleresimin.
Humba nja 20 minuta kohe per te shkruar artikullin, gjithsesi gjithmone ka vend per permiresim.
te pershendes.