Dhj 19 2009

Twitter Friendly Links – posto linkun tënd në twitter

Kategori: SEO, WordPressbesart @ 13:10

tweet birdJam shumë i bindur se shumë prej jush keni publikuar linqe në Twitter, por cfarë ka ndodhur kur linku juaj ka qënë shumë i gjatë? Linku juaj origjinal është transformuar në një link koti duke përdorur disa shërbime për të shkurtuar url-të siq janë Bit.ly, Tiny URL, etj.

Përse duhet te reklamoni Bit.ly kur ju mund të reklamoni adresën e faqës tuaj?!

Të marrim një shembull të thjeshtë:

Nëse unë dua të postoj këtë link në Twitter:
http://www.blog.kosdir.com/artikulli/krijoni-blogun-tuaj-falas-dhe-fitoni-leke-njekohesisht/

atëherë ky link mund të transformohet në një link që nuk ka kurrfarë kuptimi për mua: http://bit.ly/xxxxxx, po sikur në vend të këtij linku koti të postonim linkun http://www.blog.kosdir.com/b3242?!

Përveq që ju do te merrni një lidhje kthyese tek faqja juaj që edhe pse është me atributin nofollow, patjetër që do të ndikoj në SERP, gjithashtu ju do të bëni që ndjekësit tuaj të mësojnë adresën e faqës tuaj.

Nëse dëshironi të keni dhe ju këtë mundësi për shkurtim të linqeve të gjata pa humbur adresën e saktë të postimit, atëherë instaloni pluginin Twitter Friendly Links, në blogun tuaj të krijuar me WordPress.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Digg
  • Google Bookmarks
  • del.icio.us
  • LinkedIn
  • Shto tek Favoritet
  • Twitter
  • Wikio

Etiketa: , , ,

Lër një Koment