nën 17 2010

Gallup: “Shqipëria e madhe”? Mbështetet nga 81% e kosovarëve

Category: Me Interes të përgjithshembesart @ 21:25

Harta e Shqiperise se madheKosovarët besojnë më shumë në krijimin e “Shqipërisë së madhe” në një kohë të afërt.

Sipas sondazhit të “Gallup” rezulton se këtë optimizëm e kanë 48.8% e kosovarëve, kundrejt 25.8% e shqiptarëve, ndërsa të pyeturit në Maqedoni janë në shifrat 41.8%.

Pyetjes nëse personalisht do ta mbështesnin apo jo këtë ide politike, i kanë dhënë përgjigje pozitive 62.8% e qytetarëve në Shqipëri, 51.8% e atyre në Maqedoni dhe 81% e atyre në Kosovë.

Një tjetër pyetje e kësaj kategorie kishte të bënte me idenë se si do të ishte Shqipëria e madhe dhe a do të thoshte kjo, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. 32% e qytetarëve në Shqipëri mendojnë se po, 29% e kosovarëve dhe 6.8% e të pyeturve në Maqedoni.

Një e dhënë e rëndësishme vjen për pyetjen nëse besojnë se Kosova do t’i përkasë Shqipërisë herët ose vonë. 26.7% e qytetarëve të pyetur në Serbi kanë dhënë një përgjigje pozitive për këtë çështje. /LajmiFundit

———
Personalisht mendoj se Shqipëria dhe Kosova do të duhej te funksionojnë si dy shtete të ndara formalisht, por të veprojnë si një shtet në fushën e arsimit (te kemi të njëtat korrikula shkollore dhe unversitare), në fushën e ekonomisë (të largohen taksat për produktet e prodhuara në Kosovë apo në Shqipëri), në fushën e telekomunikimeve (Shqipëria t’i ofroj Kosovës, prefiksin e saj telefonik, domeni .al tani përdoret dhe nga kompanitë në Kosovë), në fushën e shëndetësisë (të kemi të njejtin sistem shëndetësor), kufiri mes të dy vendeve dhe ashtu është formal, bashkëpunim në fushën e sportit, artit dhe kulturës, etj.

Si dy vende të ndryshme formale ne mund të kemi shumë beneficione, psh, do të kemi të drejtën e dy votave në të gjitha institucionet ndërkombëtare, gjë që në shumë raste mund të jetë jashtëzakonisht e mirë se ardhur, etj.

Po ju cfarë mendoni, është më mirë të kemi dy shtete formale të ndara apo një shtet të vetëm?

Etiketa: ,


Tet 24 2010

Studentët e UP-së më në fund do të mësojnë gjuhën shqipe!

Category: Me Interes të përgjithshembesart @ 22:45

Të përfundosh studimet në një fakultet dhe te mos shkruash gjuhën shqipe ashtu siq duhet të shkruhet është më të vërtetë “krim”. Dhe me besoni, nuk janë të pakët ata që nuk shkruajnë bukur gjuhën shqipe (duke më përfshirë dhe mua këtu), dhe këtu nuk bëhët fjalë për gabime të vogla, por për gabime që nuk do të duhej t’i bënte as një nxënës i shkollës fillore.

Sot u bë publike një nismë shumë e mirë e UP-së, që ka për qëllim të mësoj studentët si të shkruhet gjuha shqipe, por a mos vallë kjo do të duhej të mësohej para se studentët të vinin në Universitet?!

Lajmi:

Rektori i Universitetit të Prishtinës ka propozuar që gjuha shqipe të përfshihet si lëndë obligative në të gjitha njësitë akademike. Për këtë çështje është formuar një komision profesional nga departamenti i gjuhës shqipe në Fakultetin e Filologjisë, i cili ditë më parë i ka prezantuar rektoratit një projekt-propozim bashkë me planin mësimor dhe planin e punës. Në këtë projekt-propozim, është paraparë që emërtimi i kësaj lënde për të gjitha fakultetet të jetë “Kulturë gjuhe”, duke përfshirë brenda saj edhe elemente të shkrimit akademik. Zyrtari për informim në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, Isuf Iberdemaj, thotë se mësimi i gjuhës shqipe do të mbahet në nivelin e mësimeve lektorale.

Iberdemaj thotë se nuk është e domosdoshme që kursi i gjuhës shqipe të mbahet patjetër në vitin e parë të studimeve. Sipas tij, kursi mund të mbahet në vitin e dytë ose të tretë të studimeve.
Vendimi për përfshirjen e gjuhës shqipe në të gjitha njësitë akademike, bazohet sidomos në gabimet drejtshkrimore që bëjnë studentët gjatë provimeve. Mangësitë në zbatimin e standardit të shqipes nuk janë të theksuara vetëm tek studentët, por edhe tek shtresa intelektuale. Iberdemaj thotë se është vënë re që pavarësisht se në çfarë fushe kanë studiuar kuadrot tona, ata flasin dhe shkruajnë me shumë gabime. Kjo e ka shtyrë rektoratin që gjuha shqipe të jetë obligative në të gjitha fakultetet.

Përzgjedhja e stafit që do të ligjërojë në këtë lëndë do të bëhet përmes një konkursi publik, që do të jetë në kompetencë të Fakultetit të Filologjisë.  /Burimi: RTK

A nuk mësohet gjuha shqipe që nga klasa e parë deri para universitetit?
Nëse po, atëherë përse këta student që kanë mësuar 12-13 vite gjuhën shqipe nuk dinë të shkruajnë shqip pa gabime?

Etiketa: , ,


Gus 24 2010

Rast studimi: Reklamimi në TV vs. Internet

Category: Kosoft ADS,Marketingbesart @ 16:26

Një vit më parë, po shkruaja një artikull po në këtë blog, dhe atë artikull e fillova më thënien e Steuart Henderson Britt:

“Të bësh biznes pa marketing, është sikurse t’ia bësh me sy një vajze në errësirë. Ju e dini çfarë jeni duke bërë, por të tjerët jo.”

dhe me pelqen të filloj këtë artikull përsëri me këtë thënie.

Atë kohë (një vit më parë), shkruajta një artikull të titulluar “Marketingu tradicional vs. Marketingu online“, ku u pata munduar që të bëj një krahasim teorik në mes:

Marketingut tradicional ( Telemarketingu, Panairët, Reklamat e shtypura (revistat, gazetat, broshurat, etj), Reklamat në TV dhe radio,  Billbordet dhe reklamat nëpër mure që aq shumë i urrej, etj.) dhe

Marketingut online ( OMK/MMK – Optimizimi/Marketingu për (në) motorët e kërkimit,  Blogimi, PPK – Sistemet e marketingut Paguaj për klikim,  Media shoqërore, RSS, Video, etj.).

Për dallim prej asaj kohe, ku unë bëra një krahasim teorik, sot do të mundohëm të bëj një krahasim numerik.

Krahasimi do të bëhët vetëm për numrin e vizitorëve të web faqës zyrtare të kompanisë, pasi kompania nuk “ofron” të dhëna statistikore për shitjet e realizuara gjatë dy kampanjave asaj televizive dhe kampanjës online të realizuar përmes KosoftADS. Continue reading “Rast studimi: Reklamimi në TV vs. Internet”

Etiketa: ,


Qer 24 2010

Internet pa tela anë e mbanë Kosovës

Category: Telekombesart @ 22:57
WiFi gjithandej Kosoves

WiFi gjithandej Kosoves

Posta dhe Telekomi i Kosoves ka filluar implementimin e projektit WiFi, përkatësisht ofrimin e shërbimit të internetit pa tela, të quajtur WiFi PiK@. Ky projekt është i ndarë në disa faza të zhvillimit, derisa për fazën e parë ky shërbim do t’u ofrohet gjithë konsumatorëve pa pagesë.

Instalimi dhe promovimi i parë i këtij shërbimi është bërë në fshatin Prekaz, respektivisht në kompleksin Kulla e Jasharajve.

Në këtë fazë janë instaluar gjithsejt 60 pika, të cilat janë kryesisht afër pikave shitëse të PTK-së dhe nëpër sheshet e qyteteve kryesore të Kosovës, ndërkohë që do të instalohen 300 pika të mbulimit në gjithë territorin e vendit.

PTK me këtë projekt synon të mbulojë hapësira publike me qasje të internetit nëpër të gjitha sheshet dhe bulevardet e qyteteve kryesore të vendit, parqet, Shoqatat e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës, Shoqatat e Familjeve të të Zhdukurve të Luftës, vendpushimet e ndryshme, Qendrat Tregtare, Stacionet e Autobusëve, Aeorportin Ndërkombëtar të Prishtines, Qendra e Studentëve, Shkollat e Mesme, disa Fakultete, me nje fjale vendet me frekuentim më të madh të njerëzve.

Saktësisht deri më tash janë realizuar 60 pika të prezencës me WiFi duke përfshirë Prishtinën në 19 pika, Prizreni, Peja, Ferizaji  dhe Mitrovica nga 7 pika, derisa Gjakova dhe Gjilani nga gjashtë pika të shërbimit WiFi. Continue reading “Internet pa tela anë e mbanë Kosovës”

Etiketa: , ,


Qer 14 2010

Dikush duhet të mbaj përgjegjësi për këtë!

Category: Me Interes të përgjithshem,Videobesart @ 23:09

[youtube YkccywidKKk]


Pri 19 2010

Azhurnoni profilin tuaj në FB & Linkedin përmes Twitter

Category: Media Shoqerorebesart @ 14:49

facebook-twitter-linkedin

Përdoruesit e Twitter, në të shumtën e rasteve nuk janë ithtar të Facebook, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë një profil në Facebook.

Isha duke publikuar një mesazh në Twitter, te cilën poashtu doja ta publikoja dhe në Facebook, por pritoja të futesha dhe tek FB, prandaj me lindi ideja se si te postoja te njëjtin mesazh në Twitter dhe ai te publikohej dhe në Facebook.

Bëra një kërkim të shpejtë në Google, dhe gjeta një zgjidhje shumë praktike. Bëhët fjalë për aplikacionin e quajtur Selective Tweets, që mundëson që një tweet të publikohet dhe në profilin tuaj në FB dhe Linkedin.

Lidheni llogarinë tuaj në Twitter më Facebook, respektivisht me Linkedin duke përdorur Selective Tweets, pastaj tek secili mesazh që postoni tek Twitter dhe dëshironi që ai mesazh të publikohet dhe tek profili i juaj në Facebook, shtoni hash tagun #fb, respektivisht #li për të azhuruar profilin tuaj në Linkedin.

Etiketa: , , , ,


Shk 14 2010

Epoka e HTML 5 po afrohet

Category: HTML & CSSbesart @ 22:50

html5Duket se epoka e HTML 5 po na afrohet, dhe besoj qe ky është një lajm i mirë për ata që merren më dizajnimin dhe zhvillimin e ueb faqeve dhe ueb aplikacioneve apo jo?!

Ditë më parë Youtube filloj të ofroj versionin HTML 5 të video plajerit të tyre, kjo do të thotë se për të shikuar videot në Youtube nuk na duhet Flash Player i Adobe, mjafton të kemi një shfletues (ang. browser) që përkrahë video tagun dhe video kodekun h.264 në të njëjtën kohë.

Për momentin një gjë të tillë e ofrojnë vetëm këta shfletues:

  • Google Chrome,
  • Safari (versioni 4+),
  • Microsoft Internet Explorer me Google Chrome Frame të instaluar.

Shtrohet pyetja se përse na duhet HTML 5?

HTML 4 u paraqit në vitin 1997. Në atë kohë, ueb faqet ishin statike (disa faqe te thjeshta HTML), pa video dhe animacione, pa kurrfarë interaktiviteti me shfrytëzuesin. Që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar, webi është pasuruar dhe zhvilluar tmerrësisht shumë (askush nuk e kishte imagjinuar një zhvillim të tillë). Continue reading “Epoka e HTML 5 po afrohet”

Etiketa: ,


Shk 12 2010

Betejë gjigandësh…

Category: Media Shoqerore,Tjerabesart @ 22:41

facebook-twitter-google-logoLufta mes gjigandëve të internetit sa vjen dhe bëhët më interesante.

Google, Facebook dhe Twitter janë tre gjigandët e internetit që luftojnë për të fituar betejën për Median Shoqërore (Social Media).

Twitter, një faqe e krijuar në vitin 2006, që ju mundëson shfrytëzuesve të postojnë tekste deri në 140 karaktere që njihen si cicërima (ang. tweets), në fillim dukej si një ide jo interesante dhe me një te ardhme jo të qartë, por që shumë shpejt u bë një nga faqet më të vizituara në internet.

Popullarizimi i shpejtë i Twitter, bëri që të frikësoj liderët e internetit. Facebook ishte ndër të parët që ndjeu frikë nga twitterizimi. Për këtë arsye në fund të vitit 2008, Facebook ofroj një shifër prej 500 milion dollarëve për të blerë faqën për blogim të shkurtër, por oferta u refuzua nga themeluesit e Twitter.

Twitter-it i’u bënë oferta zyrtare dhe jozyrtare dhe nga kompani të tjera siq janë: Yahoo, Microsoft dhe Google. Të gjitha u refuzuan nga themeluesit e Twitter, sepse ata konsideronin se vlera reale e Twitter ishte disa herë më e madhe se vlera e ofertave të arritura. Continue reading “Betejë gjigandësh…”

Etiketa: , , , , ,


Faqja Pasuese »